Rreth Nesh

Misoni
Ynë
Misioni ynë është të ofrojmë fragranca që përfaqësojnë karakterin dhe shijet e gjithsecilit. Të mbështesim vlerat dhe stilin e jetës të çdokujt me një element thelbësor të njerëzimit siç ne besojmë se parfumet janë.
Ti përshtatemi dhe plotësojmë çdo lloj kërkese sado e veçantë, e çuditshme apo komplekse të mund të jetë. Të zgjojmë shqisat dhe të pushtojmë ndjesitë, duke i bindur blerësit shqiptarë se aroma është një thesar i çmuar që ne përpiqemi ta ndjejmë, mbrojmë dhe ndajmë.
Historiku
ynë
Cleopatra erdhi në jetë nga pasioni për aromat me qëllimin për të ofruar ato me atipiket që shprehin karakterin unik të çdo individi, vendi, kohe apo eksperience. Dëshironim që me ne të bëheshin të aksesueshme edhe aromat e ngjashme me ato të markave më të mëdha me çmime sa më ekonomike. Me këto ide dhe dëshiren e madhe për të sjellë vetëm cilësinë më të lartë, në vitin 2008 hapëm dyqanin e parë tek Kristal Center, Rruga “Frang Bardhi”. Me punën e mirë, nga kualiteti dhe veçantia e produkteve që ofrojmë arritëm të zgjerohemi dhe tani numërojmë 4 dyqane në zona të ndryshme të Tiranës. Rritëm emrin dhe kapacitetin e Cleopatrës duke u bërë lehtësisht të njohur dhe të aksesueshëm nga çdokush që kërkon aromat me unike në qytet, me origjinë franceze. Tanimë kemi një staf të talentuar prej 12 personash që punojnë me ne, që si ne e duan artin e parfumerisë, dinë ta shpalosin dhe transmetojnë atë. Pa ta nuk do te ishim këta që jemi.
Në kapacitetin tonë përfshihen përveç parfumeve edhe produkte për kujdesin e trupit, si edhe një sërë vajrash esenciale apo natyrale. Ne i japim përparësi standardit prandaj klientët na japin përparësi ne!
  • Paguaj në dorëzim
    Porosit nga kudo ku ndodhesh në Shqipëri. Aromat e Cleopatrës vijnë deri në shtëpinë tuaj me shpejtësinë e erës dhe ju mund të paguani në dorëzim.
  • Shumëllojshmëri produktesh
    Cleopatra akseson produkte të shumëllojshme për kujdesin e trupit, vajra esenciale dhe natyrale. Por fokusin kryesor e ka tek parfumet që janë të larmishem, të veçantë dhe mjaft ekonomikë.
  • Aroma me origjinë franceze
    Cfarë e bën një parfum të veçantë?! Kohëzgjatja. Tek Cleopatra.al do të gjeni një shumëllojshmëri parfumesh aroma e së cilave është me origjinë franceze dhe si e tillë do të mbetet gjatë ne mendjen e nuhatjen tuaj duke mos i’u zhgënjyer për elegancën dhe veçantinë që përcjellin.